Sot më 17 nëntor po e shënojmë një datë të rëndësishme për studentët, Ditën Ndërkombëtare të Studentit.
Kjo datë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, datë kjo kur forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore.
Gjithashtu dërguan mbi 1.200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake. Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve.
Kështu të njëjtin fat sikur të studentëve të Universitetit të Pragës e përjetuan edhe studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë regjimit të atëhershëm të Milloshoviqit, kur nga objektet e Universitetit u dëbuan studentët shqiptarë dhe u lanë brenda vetëm studentët serbë.
Roli i studentëve kosovarë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh.