Kosova sikurse edhe vendet e tjera të botës, shënon “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”. Në këtë ditë insitucionet e Kosovës, dhe organizata të ndryshme, e shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1 Qershor, Posta e Kosovës do të organizojë një aktivitet publik në përkrahje të të drejtave të fëmijëve.
Po ashtu Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) për të shënuar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka paraparë disa aktivitete, me ç’rast fëmijët do të informohen lidhur me mandatin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, përkatësisht do të kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së.
Edhe Save the Children dhe organizatat tjera joqeveritare, janë të përfshira në shënimin e kësaj ditrë të rëndësishme për fëmijët.