27 marsi shënohet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962. Kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.
Dedikimi i Teatrit të Qytetit të Gjilani për këtë ditë:
Urime “Dita Botërore e Teatrit” të gjithë artistëve, teatrove e krijuesëve kudo që janë
Tradicionalisht, artistë të ndryshëm nga e gjithë bota shkruajnë mesazhin e pikërisht kësaj dite. Këtë vit, mesazhi i Ditës Botërore të Teatrit është shkruar nga aktorja egjiptiane, Samiha Ayoub.
Duke shkëputur një paragraf nga ky mesazh, ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen tuaj dhe dashurinë që keni ndaj teatrit.
“Teatri në thelbin e tij origjinal është një akt i thjeshtë njerëzor i bazuar në thelbin e vërtetë të njerëzimit, që është jeta. Sipas fjalëve të pionierit të madh Konstantin Stanislavsky, “Mos hyni kurrë në teatër me baltë në këmbë. Lëreni pluhurin dhe papastërtitë tuaja jashtë. Kontrolloni shqetësimet tuaja të vogla, grindjet, vështirësitë e vogla me veshjet tuaja të jashtme – të gjitha gjërat që ju shkatërrojnë jetën dhe tërhiqni vëmendjen tuaj nga arti juaj – te dera.” /2LONLINE/