Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të numërojë të gjitha votat me kusht dhe pastaj të fillojë me rinumërimin e 439 kutive, për të cilat ka marrë vendim KQZ. Këtë e ka konfirmuar edhe Koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, duke thënë se do të duhen edhe disa ditë që të përfundoj rinumërimi. Sipas Ahmetajt, 18 kuti kanë pasur problem me formularët për partitë, derisa 421 të tjera janë me formularët e kandidatëve.