Nën përkujdesjen e Asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, ditën e mërkurë, më 25 prill 2018, në hapësirat e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00, përurohet libri publicistik, “Përtej harrimit – Abdulla Rami”, monografi për juristin, gjyqtarin dhe avokatin ABDULLAH RAMI, i cili në vitet 1942 – 43 ka punuar si gjyqtar paqtues i klasit të parë në Gjilan.
Për librin, flasin, shkrimtari nga Tirana, Agron Tufa si dhe vetë autorja e librit, Ermira Xhomaqi.
“Pas një përpjekje dhe pune rreth 4 vjeçare botohet vëllimi monografik “Përtej harrimit – Abdulla Rami”- dëshmi e fatit tragjik të intelektualit shqiptar në vitet e diktaturës – kushtuar një prej figurave të ndritura të intelektualizmit shqiptar. Ky libër botohet nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) dhe u hartua e u realizua mbi bazën e të dhënave arkivore shtetërore, të Kosovës, Francës dhe Shqipërisë, të dokumenteve universitare, të arkivave të gjykatave, të shkrimeve në shtypin zyrtar dhe jo zyrtar, të vendimeve gjyqësore të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi kujtimet e bashkëkohësve, bashkëvuajtësve dhe bashkëfamiljarëve, si edhe fotove dhe dorëshkrimeve origjinale dhe përkthimeve të tij të ruajtura me shumë përkushtim.” – Ermira Xhomaqi
Po këtë ditë, ora 15:00, në Bibliotekën e re të Gjilanit ( salla e konferencave) përurohet libri i shkrimtarit francez, Jean Y. Carley: TREGIME PËR KOSOVËN, botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu:”
Për librin flasin, publicisti Adnan Merovci, përkthyesi, Tahir Dalipi si dhe Jean Y. Karlen, autori i librit