Pas një muaj fushatë elektorale, sot është dita e fundit e paraqitjes së programeve politike dhe e premtimeve e pretendentëve për kryetar dhe asamblist komune të Kosovës.
Nesër është heshtja parazgjedhore. Zgjedhjet lokale në Kosovë për herë të parë mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës në komunat serbe të të cilës kanë bërë fushatë dhe anitfushatë zyrtarë serbë nga Serbia dhe nga Kosova.
Zgjedhjet monitorohen nga mbi 15 mijë vëzhgues nga vendi e bota, ndërsa sigurohen nga Policia e Kosovës.
Lista Përfundimtare e Votuesve për vitin 2013 përmban 1. 779. 357 emra të votuesve të ndarë në 38 komuna.
Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798.
Në garën politike marrin pjesë mbi 100 subjekte politike./koha.net/