Autoritetet komunale të Gjilanit kanë bërë me dije se sot (e premte) në Gjilan do të nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Fillimisht do të mbahet takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, te Qendra e Studentëve, më pas kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do t’i adresohet gazetarëve për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit.
Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë vlerëson se mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi ynë në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19.
Sipas kësja ministrie, me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësor po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor. /2LONLINE.com/