Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë celsius.
Nga Instituti në fjalë, preferohet që nga ora 10:00 deri 17:00 mundësisht t’i shmangemi kontaktit direkt nga rrezet e diellit.