Sot në Gjilan filloi fushata “16 Ditē Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas”, ku Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Gruas “Liria” dhe Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje, vendosën mesazhe kundër dhunës në city-light-at e qytetit: “Raporto, mos duro” dhe “Dhuna është krim, mos dhuno”, me qëllim të senzibilizmit të opinionit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që ta raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas.
Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Fushata fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. /2LONLINE/