Sot, nga ora 20:45 Shqipëria do të luaj sfidën kundër Serbisë, në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016. Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë arritur dje në Beograd, derisa forca të shumta të rëndit janë nën përkujdesjen e ekspeditës së Shqipërisë.
Ditë më parë kombëtarja shqiptare barazoi me Danimarkën, derisa kishte shënua fitore kundër Portugalisë duke bërë që të jetë në kuotën e katër pikëve. Një rezultat pozitiv nga dueli me Serbinë do të ishte i jashtëzakonshëm për kombëtaren kuq e zi, pasi do të regjsitronte kështu tri ndeshjet e para të eliminatorit pa humbje.