Rikujtojmë se seanca e dytë e Kuvendit komunal të Gjilanit mbahet sot më 5 janar 2022, dhe ky do të jetë rendi i punës
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit
2. Betimi i anëtarëve të Kuvendit
3. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit (formimi i komisionit për mbarëvajtjen e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryesuesit)
4. Propozim-vendimi për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve obligative dhe Komiteteve tjera të Kuvendit Komunal
5. Propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2022
6. Propozim-vendimi për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit Komunal dhe Komiteteve
7. Të ndryshme.
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 05.01.2022, nga ora 10:00. /2LONLINE/