Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq, të cilët ishin drejtues dhe mësues të kolegjit “Mehmet Akif”, shkruan Epoka e Re.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se me kërkesë të 40 deputetëve është vendosur që seanca të fillojë në orën 14:00.
BURIMI: Epoka e Re