Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja do të fillojë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe pikat e papërfunduara nga disa Seanca plenare, të mbajtur më parë.
Gjithashtu pikë tjetër është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave si dhe shumë pika të tjera. /2LONLINE/