Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell tri ndeshje kampionale, por ndër to veçohet derbi lokal Gjilani – Drita, që është kryendeshje e kësaj xhiroje dhe edhe fakti që të dyja ekipet i kanë vënë vetes objektiv fitoren, kjo bënë që të pritet një ndeshje e fortë që do ta arsyetojë epitetit e derbit më të madh kosovar.
Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta, nga 25, dhe janë në vet kreun e tabelës, në dy vendet e para, dhe se ky ballafaqim është një mundësi e mirë për të dyja skuadrat të bëjnë një shkëputje duke u bërë lider i vetëm i tabelës.
Ky duel kryesor i kësaj jave, Gjilani – Drita zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe fillon në orën 13:00. /2LONLINE.com/