Sot në Gjilan, do të luhet derbi i dy rivalëve të përbetuar, për më tepër të një qyteti, ai në mes të SC Gjilanit dhe FC Dritës, dhe këtë ballafaqim e bënë edhe më të “zjarrtë”, fakti që pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Po ashtu rivaliteti që kanë këto skuadra, e bënë që edhe ky ballafaqim i sotshëm të jetë i fortë dhe me epilog të paqartë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit të ndeshjes, transmeton 2LONLINE.com.
Nikoqiri Gjilani, ka vazhduar që sa kohë, ta mbajë pozitën e tretë që e dërgon në gara evropiane, Aktualisht ka 51 pikë ndërsa ndiqet nga dy skuadra me nga 44 pikë, Prishtina e Dukagjini, në ndërkohë deri në fund të kampionatit, me ndeshjet e sotme, janë edhe tri javë, pra që matematikisht, janë 9 pikë në lojë për të tria këto skuadra, e ndeshjet e kësaj jave, do të mund ta qartësojnë epilogun për këtë pozitë që i dërgon në Evropë.
Natyrisht Gjilani ka avantazhin pasi është 7 pikë përpara, por se nga tri ndeshje të mbetura i nevojiten së paku 3 pikë, për ta kryer këtë çështje. Natyrisht se duhet rikujtuar se SC Gjilani është edhe finalist i Kupës së Kosovës, edhe një mundësi e daljes në arenën ndërkombëtare.
Kur jemi te tri ndeshjet e mbetura dhe te këto tri skuadra që synojnë pozitë ne tretë ja ballafaqimet.
Java e 34-të
Gjilani – Drita
Malisheva – Prishtina
Drenica – Dukagjini
Java e 35-të
Llapi – Gjilani
Prishtina – Drenica
Dukagjini – Trepça ‘89
Java e 36-të
Gjilani – Ballkani
Trepça ’89 – Prishtina
Ferizaj – Dukagjini
Ndërsa kur jemi te FC Drita, kjo skuadër është fare pran titullit kampion. Aktualisht ndodhet në vendin e parë me 66 pikë, aq sa ka edhe Ballkani që po e ndjek pas, por se, edhe me pikë të barabarta, Drita do të shpallej kampion andaj FC Drita nëse e do titullin, nuk guxon të gabojë e lëshojë asnjë pikë, transmeton 2LONLINE.com.
Derisa, Drita luan sot ndeshje të vështirë me Gjilanin, Ballkani do të luaj me Llapin.
Përndryshe, në konferencën e djeshme, trajneri i cili së fundi mori timonin e Dritës, greku Akil Vavalis, ndër tjerash, ka thënë se deri n ëfund e presin edhe tri finale, por se ndeshjen ndaj Gjilanit duhet doemos ta fitojnë, ngase çdo rezultat tjetër ua vështirëson punët.
Ndërsa, edhe lojtari i Dritës, Besnik Krasniqi ka thënë se në ndeshjen ndaj Gjilanit do të luajnë vetëm për fitore.
Kur jemi te dy pretendetët për titull këto janë tri ballafaqimet e fundit për ta:
Java e 34-të
Gjilani – Drita
Ballkani – Llapi
Java e 35-të
Drita – Malisheva
Ballkani – Ferizaj
Java e 36-të
Drenica – Drita
Gjilani – Ballkani
Përndryshe, ndeshja SC Gjilani – FC Drita do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan (Rruga e Kumanovës). Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve. Ndeshja fillon në ora 15:00. /2LONLINE/