Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës të cilat duele kanë përcaktuar edhe katër skuadrat e para çerekfinaliste në këtë garë.
Llapi e ka mundur Lirinë, me rezultat 3:2.
Ballkani e ka mposhtur skuadrën e Ligës së Parë, A&N, me rezultat 2:0.
Feronikeli ’74, e mposhti Trepçën’89, me rezultat 1:0.
Vushtrria shënoi fitore kundër Flamurtarit pas penalltive. Rezultati në kohën e rregullt 1:1. Në serinë e penalltive vushtrriasit fituan 4:3.
Katër ndeshjet e tjera të 1/8 së finales zhvillohen nesër:
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini