Në prag të festave të fundvitit dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, Komuna e Gjilanit ka vendosur shtëpizat e Vitit të Ri në sheshin e “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” në qendër të qytetit me moton “Kënaqësi n’fundvit”.
Hapja e shtëpizave të Vitit të Ri bëhet sot në orën 17:00.
”Tash disa ditë edhe qendra e qytetit është stolisur dhe ndriçuar me drita e dekorime me qëllim që festat të jenë më madhështore”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sipas të cilit, shtëpizat, dritë dhe atmosferë e zjarrtë do të mbushin rrugët e qytetit.
“Sonte Gjilanin e ndezë festa. Bashkohuni me ne për të festuar dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/