DYLON

Selver Xhelili: Me mua qytetarët e Kosovës Lindore do të kenë zë në Kuvendin e Kosovës

Selver Xhelili: Me mua qytetarët e Kosovës Lindore do të kenë zë në Kuvendin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore, respektivisht Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, se ky është një moment historik për t’u bashkuar. Le të dërgojmë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Selver Xhelili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Xhelili, që do të jetë edhe kandidat për deputet, i këtij subjekti politik, në zgjedhjet nacionale të shkurtit të 2025, ka thënë se për aq shumë vjet atyre që qytetarët e Kosovës Lindore ua besuan votën, nuk i mbështetën interesat e tyre.

EkoHigjiena

“Ju keni shumë halle, nuk jeni të pajisur me dokumentacionet e nevojshme. Kërkoj që të gjithë të bashkoheni dhe të keni sigurinë se, për 4 vjetët e ardhshme, do të jem një zë i fuqishëm për ju në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Selver Xhelili. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.