/2L ONLINE/ – Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thirrur nje konferencë për media në lidhje me Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. Konferenca do të mbahet sot më 02 shtator 2016, në ora 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Sot është dita e fundit e faljes së borxheve, ku qutetarët mund t’i shlyejnë edhe sot obligimet e tyre që kanë nga periudha e pasluftës e deri ne fund të vitit 2008 ndaj ndërmarrjeve publike.
Përndryshe, ditë më parë edhe Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Gjilanit. Zijadin Maliqi, kishte ftuar gjilanasit që të përfitojnë nga ky rast dhe t’i shlyejnë borxhet.
Gjatë prezantimit të punëve të Drejtorisë, Maliqi, ka thënë se vëmendje e veçantë sikur edhe më parë, e me theks të posaçëm për këtë vit, i ka kushtuar të hyrave nga Tatimi në Pronë, duke bërë kështu që në këtë aspekt deri në këtë moment të realizohet për katër muaj më parë i gjithë planifikimi vjetor.
“Duke pasur parasyshë ligjin mbi faljen e borxheve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkushtimin më të madh e kemi orientuar në sektorin e Tatimit në Pronë. Kjo, për arsye që qytetarët të përfitojnë nga kjo amnisti e qeverisë duke iu përgjigjeur pozitivisht me pagesën e obligimeve të mbetura nga ajo periudhë. Në këtë kohë kur po flasim, është arritur që katër muaj pa përfunduar viti 2016 të realizohet planifikimi sa i përket të hyrave nga Tatimi në Pronë. Para dy ditësh kishim gjendjen rreth 98 për qind të realizimit të planit të përgjithshëm, ndërsa në kohën që po flasim, kjo sigurisht që është arritur plotësisht”, ka thënë mes tjerash, drejtori Zijadin Maliqi. /2L ONLINE/