Sot zhvillohet Java e 33-të, e Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll, ku ballafaqimet e tyre i kanë edhe skuadrat gjilanase, FC Drita e SC Gjilani, që bëjnë garë në elitën e futbollit kosovar.
Drita është skuadër udhëtuese për t’u ballafaquar me Prishtinën, derisa Gjilani si nikoqir, e pret në terren të saj, skuadrën e Llapit.
Pra, është një javë me përballje interesante e të vështira. Skuadrat që pretendojnë kreun e tabelës luajnë për fitore, por edhe ato që synojnë mbetjen në Superligë duke i ikur vendit të barazhit, luajnë për “gjah të plotë”.
Kur jemi te skuadrat gjilanase, Drita është e treta n ëtabelë me 62 pikë, 2 më pak se Llapi dhe 4 më pak se Ballkani, derisa Gjilani është në pozitën e shtatë të tabelës, me 35 pikë, një më shumë se Feronikeli 74’, që ndodhet në pozitë ne tetë, atë të barazhit.
Superliga – Java e 33-të
Prishtina-Drita
Gjilani-Llapi
Malisheva-Ballkani
Fushë Kosova – Dukagjini
Feronikeli – Liria
Ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /2LONLINE/