Java e 28-të në Superligë merr vëmendje sot, pasi në Podujevë do të takohen, skuadra gjilanase, Drita, pretendente për titull dhe aktualisht i pari në tabelë, skuadra nikoqire, Llapi.
Për këtë përballje foli trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani i cili tha se e di që e pret një ndeshje e vështirë përballë liderit të Superligës FC Llapi, por se janë të përgatitur mirë.
“Unë gjithmonë kam potencuar se ata kanë mjaft kualitet brenda grupit, FC Llapi ka edhe mbështetjen e tifozëve atje dhe jam i bindur se do të jetë një stadium i stërmbushur. Mirëpo, ajo që më intereson mua është FC Drita, ekipi im, futbollistët e mi. Kemi eksperiencë të mjaftueshme brenda grupit, që të përballemi edhe me numër të madh të shikuesve e tifozerive dhe skuadrave të ndryshme. Besoj se si ndodh në shumë derbi një moment mund ta vendos ndeshjen dhe shpresoj qe ai moment të jetë në anën tonë dhe normal objektivi jonë kryesorë do të jetë fitorja”, ka thënë Ramadani.
Ky objektiv, sipas tij, është i qartë, sikur në ndeshjet e kaluara, derisa foli edhe për mungesat.
“Mungesat do të jenë Rron Broja dhe Kastriot Selmani, të cilët Kanë lëndime dhe nuk do të jenë në përbërje të ekipeve por asnjëherë nuk jemi ankuar se nuk kemi futbollistë për t’i zëvendësuar. Unë kam në përbërje futbollistë që pa problem mund t’i zëvendësoj edhe Rron Brojën edhe Selmanin.
“Jam i bindur që kushdo që e merr formacionin do të jetë super i motivuar për të dhënë maksimumin për të ardhë deri te objektivi-fitorja”, theksoi Ramadan, për ët shtuar se nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të vështira pasi është faza e fundit ku secili lufton për vetveten dhe për ta nxjerrë maksimumin drejt objektivave.
Ndeshja FC Llapi – FC Drita zhvillohet më 7 prill, ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /2LONLINE/