Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe shi.
Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.