Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë me dije se sot organizon ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me pajisje mjekësore respiratorë do të mbahet në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pas aktit të nënshkrimit të donacionit, ministri Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grongahl do të kenë prononcim për media.