Sot (e premte), Kuvendi Komunal i Gjilanit, do të mbajë mbledhjen e parë, themeluese, ku do të bëhet betimi i anëtarëve të rinj. Po ashtu betimin do ta jap para përbërjes së re të Kuvendit Komunal edhe vet Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas fitores së tij dhe zgjedhjes kryetar edhe për një mandat të dytë katërvjeçar.
Pikërisht nga ai edhe është ftuar seanca e të premtes që pritet të udhëhiqet nga anëtari më i vjetër i Kuvendit.
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, nga ora 10:00
Përndryshe, vendimmarrja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, që përbëhet nga 35 ulëse, në këtë mandat do të ndahet nga nëntë subjekte politike.
LDK-ja, si fituese e zgjedhjeve do ti ketë 11 anëtarë kuvendi për të pasuar nga Vetëvendosje me 7, PDK-ja me 6, AAK-ja me 4, AKR-ja me 2, Nisma po ashtu me 2, derisa me nga një anëtar do të përfaqësohen Vatra, KDTP-ja (turqit) si dhe Lista Serbe. Numri më i madh i anëtarëve të Kuvendit janë të rinj në vendimmarrjen komunale, derisa kur jemi te përfaqësimit gjinor, raporti është 22:13 në favor të meshkujve.
Kur jemi te përbërja e re e Kuvendit Komunal, janë këta emra që fituan mandat:
LDK: Faton Bislimi, Bardhyl Syla, Antigona Kqiku, Avdyl Aliu, Fejzulla Berisha, Fitim Guda, Gentrit Murseli, Ramiz Ramadani, Teuta Suliqi, Shpresa Kurteshi, Rina Ahmeti-Kasumi.
Vetëvendosje: Nehat Osmani, Xhelal Hajrullahu, Nevzad Isufi, Arianit Sadiku, Festa Shabani, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi.
PDK: Ilir Tahiri, Riza Abdyli, Bujar Nevzati, Hevzi Xhelili, Erlehta Osmani, Imran Thaqi.
AAK: Ibish Ibishi, Nazim Gagica, Mimoza Kadriu-Qerimi, Arta Nuhiu.
AKR: Vjollca Matoshi, Shemsedin Ramushi.
Nisma: Anila Kastrati, Enver Hajrullahu.
Vatra: Kushtrim Kadriu.
KDTP: Kadir Huseyin.
Lista Serbe: Milivoje Stojanoviq.
Por, kjo emërore e kandidatëve të Kuvendit Komunal pritet të pësojë ndryshime, pasi siç dihet Ilir Tahiri, bartës i listës te PDK-ja, është tërhequr për t`i liruar vendin Shefik Surdullit, Kushtirm Kadriu i Vatrës ka liruar vendin për Mefail Junuzin, ndërkohë që lëvizje priten edhe te LDK-ja si dhe subjektet tjera, varësisht prej koalicionit qeverisës dhe lëvizjes nëpër pozita.