Sot gjatë orës 11:00 do të shpallet aktgjykimi për Sylejman Selimin, Nexhat Çubrelin, Ismet Haxhën dhe Shefki Hysenin, të akuzuar për krime të luftës që dyshohet se i kanë kryer gjatë vitit 1998.
“Ne, mbrojtja e gjeneral Sylejman Selimit presim nga gjykata që të sjellë aktgjykim të drejtë, të ligjshëm dhe të besueshëm, e i cili në raport me Selimin mund të jetë vetëm aktgjykim lirues. Ne jemi të sigurt në këtë epilog për zotin Selimi ngase jemi të bindur se nuk është paraqitur asnjë provë me të cilën do të vërtetoheshin pretendimet e pabazuara të Prokurorisë për kinse involvimin e gjeneral Selimit në këto veprime”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit.
Ndërsa dje, në seancën ku janë paraqitur fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe të mbrojtjes, ka përfunduar gjykimi në rastin Sylejman Selimi dhe të tjerët në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.