/2L ONLINE/ – “Flaka e Janarit 2016”, që këtë vit shënon edhe edicionin e 25-të, e që nisi me 11 janar do të vazhdojë sonte me Festivalin e Filmit “Film Flaka”. Me datë 13, 14 e 15 janar do të jepen katërmbëdhjetë filma të metrazhit të shkurtë.
Sonte do të shfaqen filmat “Ballkoni, “Heshtja”, “My City Screams”, “Tre” dhe “Sonata”. Të enjten do të jepen filmat “Kolona”, “Dita e Pensionimit”, “Capsule”, “Era”, “Hekurishtja” dhe “Vllau jem” derisa në ditë ne fundit adhuruesit e filmave të shkurtër mund t’i ndjekin filmat “The Seed”, “Balkan” dhe “Qyteti i Zi”,
Vendi i shfaqjeve të filmave do të jetë Teatri i Qyteti të Gjilanit dhe fillojnë prej orës 19:00.
Përndryshe, kjo është hera e parë që pjesë e Manifestimit Kulturor “Flaka e Janarit” bëhet edhe Festivali “Film Flaka”,/2L ONLINE/