DYLON

Ushqimi dhe aknet; a është vetëm faji i çokollatës?

Avatar photo Redaksia

Qumështi, ushqimet e ‘këqija’ me yndyrë e sheqernat e shumtë…Këto janë disa nga armiqtë e lëkurës së adoleshentëve por jo vetëm. Kërkimet e fundit kanë gjetur lidhjet mes ushqyerjes dhe puçrave, sado që, shkaqet e para ngelen ato gjenetike e hormonale.

E kemi dëgjuar të gjithë, të paktën një herë se, çokollata, përveçse kontribuon në shtimin në peshë, ka efekte jo të mira edhe në lëkurë. Por, nuk është i gjithi faji i saj.

EkoHigjiena

Aknet janë problemi më i madh i adoleshentëve por jo vetëm atyre. 80% e vajzave nën moshën 25 vjeç, mund të jenë edhe më të rritura, kanë akne.

Në fakt, ngelet ende i hapur diskutimi mbi lidhjen e akneve me ushqyerjen por kërkimet e deritanishme kanë treguar se po, ushqyerja e keqe ndikon në përkeqësimin e problemit.

Studiuesit, nuk e mohojnë që problemi është i natyrës genetike e hormonale por i mëshojnë fortë edhe mënyrës së ushqyerjes. Universiteti La Sapienza në Romë, ka botuar një studim për të treguar se një dietë e gabuar ndikon menjëherë në lëkurë. Po të njëjtit studiues kanë nxjerrë si konkluzion se qumshti dhe nënproduktet e tij, stimulojnë shtimin e puçrave. Pra, nuk është më vetëm çokollata ajo prej së cilës duhet të ruhemi.

E njëjta peshë ‘faji’ bie mbi qumshtin dhe kur i referohemi këtij produkti e kemi fjalën edhe për panën, beshamelën, kremin e pastiçerisë, akulloret dheeee… djathërat! Po kaq e rëndësishme është edhe eleminimi I yndyrës së tepërt nga dieta e përditshme.

Ushqimet e rrugës, ato që fëmijët konsumojnë pa kontroll nëpër shkolla ku kanë filluar u çojnë sanduiçët e hamburgerët nga kangjëllat e oborreve, janë gjithaq për t’u shmangur dhe në këtë rast, jo sepse shkaktojnë problem vetëm në lëkurë por në të gjithë organizmin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.