/ Teatri i Qytetit – Gjilan /
Sonte, 11 maj | e shtunë | ora 20:00, n’Teatrin e Gjilanit vjen repriza e komedisë “Loja e martesës” nga Edward Albee.
Në shfaqjen me regji nga Shkelzen Berisha, luajnë dy aktorët e jashtëzakonshëm Mejreme Berisha dhe Naser Zymberi.
Rreth shfaqjes:
Dy njerëz që pas 40 viteve martesë përpiqen të ndahen, por s’munden. Të rrosh vetëm apo me dikë, kjo është çështja, që e përshkon këtë vepër sa komike, po aq edhe absurde dhe dramatike, duke prekur thellësisht boshtin dhe paradokset e lidhjeve martesore dhe vështirësive familjare. Përgjatë përplasjeve, moskuptimeve, anktheve, akuzave, dhembshurisë, çifti protagonist, përshkruan fazat e lumtura e të besnikërisë, e trishtuara e të aferave, të mosinteresimit dhe këtë të fundit, të ndarjes. Këto momente i shoqëron edhe leximi i një ditari të gruas që përmban komente për herët dhe mënyrat me të cilat kanë bërë dashuri… diku 3000 herë në 40 vjet.
Mos e humbni.
Sonte, 11 maj, e shtunë
Teatri i Gjilanit
për rezervime thirrni në 045 222 525