Sonte, në Teatrin e Gjilanit, në natën e tretë të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”, do të jepet shfaqja “Grafitet”.
Shfaqja “Grafitet” – Prodhim nga Teatri i Qytetit të Preshevës, me autor Mehmet Kraja
/25.01.2024/20:00/Teatri i Gjilanit /
/Regjisor- Naser Shatrolli/Skenograf: Nexhat Borici/Kostumografe: Flutura Dedinja/Kompozitor- Skender Halimi/As/ regjisore- Afeida Borici/
Në role: Valon Nuhiu, Gjelbrim Emini, Gani Veseli, Artan Ibishi
Për veprën:
Solucioni i grafiteve të vëna mbi derën e shtëpisë, janë mjete mashtruese që i paraprijnë mashtrimit të secilit ”pushtues” mbi të mashtruarit e pushtuar, nëpër periudha të rëndësishme të natyrës nacionale dhe kombëtare.
Cinizimi ideor është metodologjia shprehëse që prodhon situata tragjikomike kur flitet për luftën, për lirinë apo për atdhedashurinë.
Ndërsa spiunimi mbetet relikt i atyre pikturave të famshme socrealiste në relacion me mendësinë ballkanike.
Ka dy vetje në strumbullin e dramës së Krajës; Halimi (intelektuali), që përkon me pritjen dhe durimin gjersa pret – janë këto dy mjete paqësore me të cilat manovron, për t’i mundur pushtuesit e Kosovës, ndërsa, Banushi, zgjedh rolin e spiunit, për të depërtuar diktatura dhe presioni psikologjik në oazin e trungut të elitës shqiptare.
Përkulja para secilit pushtet është kulmi i ironisë, ndërsa frika para secilit pushtet ngelet brisk shartues që sharton kultin e nënshtrimit.
Teatri i Qytetit – Gjilan