Sonte, në Teatrin e Gjilanit, në natën e dytë të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”, do të jepet shfaqja “Shtëpia e Zotit”.
/regjisor Ilir Bokshi /autor Ledian Gjeçi /Bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit/
/24.01.2024/20:00/Teatri i Gjilanit/
Aktorë: Bujar Ahmeti, Krist Lleshi, Shkëlzen Veseli, Ledion Zoi, Ligoraq Riza, Rafael Hoxhaj, Elia Zaharia, Abedin Alimi, Donald Shehu, Luli Bitri, Genti Deçka, Gentiana Ramadani dhe Beslidhje Bytyçi.
Skenograf Bekim Korça, Koreograf Robert Nuha, kostumografe Njomza Luci, kompozitor Endri Sina, as/regjisore Dorina Çaushi.
MBI VEPRËN | Gjatë një feste të pazakontë, një shtëpi ku prodhohet hashash grabitet. Kjo ngjarje pasohet me kaos te grupi i shtëpisë së barit, dhe të gjithë i bren dyshimi për tradhtinë e mundshme të njëri-tjetrit. Por ndërkohë që ‘shtëpia e barit’ nuk është më sekret, nën praninë e një rreziku alarmant, lind nevoja urgjente për një tjetër vend të sigurt ku të vendosen bimët e hashashit. Dhe dikush propozon një vend fantastik ku nuk hynë askush. Një vend i përsosur për të jetuar, e për të vdekur. Vend i cili do jetë dëshmitar i ndodhive të jashtëzakonshme që pasojnë
Shfaqja nuk është e përshtatshme për publikun nën 16 vjeç. /2LONLINE/