Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, të martën (sot) fillon rrugëtimin në garat evropiane. Bardhekaltrit të martën nga ora 20:00 do të ballafaqohen me Legian në rrethin e parë në Basketball Champions League.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 shtator në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 20 shtator në Poloni.
Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse Nizhny Novgorod.
Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvilloheshin më 26 dhe më 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C.