Sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos.
Përndryshe, Dardanët, të mërkurën, e kanë zhvilluar seancën e tretë dhe të fundit para kësaj ndeshjeje,
Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani.
Giresse ka thënë se entuziazmi tek futbollistët para duelit me Burkina Fason është i madh derisa kapiteni Rrahmani ka thënë se duke pasur parasysh formën e mirë të bashkëlojtarëve pret paraqitje të mirë në të dy miqësoret.
Përndryshe, pas pesë ditësh Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore, edhe atë në Zurich kundër Zvicrës, njofton FFK. /2LONLINE/