Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Lipjanit do ta hapë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, ka njoftuar të enjten Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Kjo përballje që i takon xhiros së parë do të zhvillohet të premten (sot) në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë dhe nis në ora 19:00.
Një ditë më vonë, do të zhvillohet ndeshja tjetër, ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Feronikelit në Suharekë prej orës 19:00. Ndërsa, kjo xhiro do të mbyllet të dielën, me duelet Ponte Prizreni – Peja dhe Rahoveci – Sigal Prishtina.
Pasi këtë edicion në Superligë do të marrin pjesë nëntë ekipe, skuadra e Trepçës do të pauzojë në xhiron e parë.