Agjencia Japoneze për Studim të Hapësirës ka njoftuar se një sondë japoneze është lëshuar me sukses në një asteroid që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe rreth 300 milionë kilometra larg Tokës.
Të dhënat e marra nga pajisja fluturuese tregojnë se shpejtësia dhe drejtimi i saj kanë ndryshuar, që nënkupton se ajo ka arritur në sipërfaqen e asteroidit.
Sonda e quajtur “Hayabusa 2” u lëshua në asteroidin “Ryugu” rreth orës 11 e 30 minuta të ditës së enjte sipas kohës lokale.
Përmes këtij veprimi po synohet marrja e mostrave dhe studimi i tyre nga shkencëtarët.
Besohet se në këtë asteroid ka sasi të madhe të materieve organike dhe ujë, të cilat kanë ekzistuar para rreth 4.6 miliardë vjetëve, në kohën kur është krijuar Sistemi Diellor.