Skuadra e Vushtrrisë kanë ndarë rrugët me teknikun italian, Antoni Toma dhe si zëvendësuesi i tij do të jetë tekniku me përvojë në futbollin kosovar, Bylbyl Sokoli.
Por, Sokoli ka mohuar zërat dhe tha se se lajmet që qarkullojnë nuk janë të vërteta dhe se deri në këto momente nuk ka komunikuar me as një person nga stafi i Vushtrrisë.
Shkarkimi i trajnerit të Vushtrrisë erdhi pas humbjes nga Drita 5:1 dhe rezultatet e fundit negative.