Sot pata nderin dhe kënaqësinë ti nderoj disa nga personalitetet më të shquara të komunës sonë me të cilët krenohemi e gjithë Vitia.
Në mesin e tyre kam nderuar me mirënjohje sportistë, artistë, humanistë, mërgimtarë, përfaqësues të shoqatave të ndryshme të cilët pa u ndaluar kanë dhënë një kontribut të çmuar për Vitinë dhe me punën e tyre na kanë bërë e na bëjnë krenar jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj.
Gjithashtu mirënjohje kemi ndarë edhe për ata që nuk janë më në mesin tonë por që për Vitinë kanë punuar deri në frymën e fundit. Ju faleminderit secilit prej jush për angazhimin profesional për Vitinë tonë.
Ju jam mirënjohës përjetësisht dhe do t’a keni gjithmonë përkrahjen time të pa rezervë.
I juaji
Sokol Haliti
LDK, Dega në Viti
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/