Vitia me marsh vetëdijesimi shënoi muajin e kancerit të gjirit

Vitia me marsh vetëdijesimi shënoi muajin e kancerit të gjirit

Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Komunës së Vitisë, në luftë kundër kancerit të gjirit me moton “Beso, mos u dorëzo, lufto për jetën”, është mbajtur sot në qytetin e Vitisë marshi sensibilizues në përkrahje të grave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ky aktivitet është mbajtur nën organizimin e Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, e në kuadër të muajit tetor që shënohet si ”Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit”.

Këtij marshi i ka prirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli- Halili, personeli mjekësor vitias por edhe qytetarë të kësaj komune.

Gjithashtu marshit iu bashkuan edhe dy deputetet e Parlamentit të Kosovës, Marigona Geci dhe Lirije Kajtazi, si dhe personalitete të kulturës, artit, arsimit dhe personalitete tjera të shquara të komunës sonë.

Përndryshe me parë me përkrahjen vullnetare të Dr. Nazim Dautit-Radiolog vitias është bërë edhe ultrazëri falas për 26 femra të kësaj komune.  /2LOLINE.com/

KOMENTE