/2L ONLINE/ – Sokol Haliti do të jetë kandidat për kryetar të degës së LDK-së në Viti. Kjo është bërë e ditur, përmes një komunikate për media të Degës së LDK-së në Viti.
Vendimi i kryesisë vjen pasi që dega e LDK-së në Viti,nën udhëheqjen e Sokol Halitit, ka fituar edhe zgjedhjet lokale dhe nacionale.
“Procesi zgjedhor përbrenda LDK-së është në përfundim e sipër dhe deri më tani gjithë procesi i zgjedhjeve nëpër nëndegët e kësaj partie, ka qenë i rregullt dhe në frymë demokratike. Kuvendi i degës pritet që të mbahet së shpejti, thuhet në komunikatën e LDK, Dega në Viti.
Përndryshe, Haliti është kryetar i komunës së vitisë. /2L ONLINE/