DYLON

Marrëveshje Bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Marrëveshjen e bashkëpunimit e firmosën, Naim Syla U.D. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” dhe Prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani.

Me këtë rast U.D. rektori Naim Syla, tha se me këtë marrëveshje ndërmjet Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit “Kadri Zeka” , do të ketë lëvizje të kuadrove mësimor me qëllim të promovimit dhe organizmit të seminareve , kurseve, konferencave, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, udhëheqje dhe vlerësime të temave master dhe të doktoratës, qarkullim të botimeve si: tekste universitare, revista shkencore, fletushka pedagogjike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët. U.D. rektori Naim Syla, tha se kujdes i veçantë do ti kushtohet projekteve me karakter ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani, tha se përpos tjerash, bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakultetit, asistentëve dhe studentëve, me qëllim të realizimit të procesit mësimor, ndonjë projekti shkencor e të ngjashme. Po ashtu sipas prorektorit Fahri Ramadani, sipas marrëveshjes do të ketë organizime të përbashkëta mes Universiteteve si: ligjërata të profesorëve mysafirë, konferenca shkencore, shkolla verore, etj.

Në takimin që u realizua sot në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, U.D. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u shoqërua nga Prorektori për arsim, Sadik Haxhiu./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.