Kryetari aktual i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, që njëherësh është kandidati i LDK-së për këtë pozitë edhe në garën e balotazhit, që do të mbahet me 14 nëntor, ka bërë me dije se ka marr mbështetjet e para për këtë garë edhe atë nga Balli Kombëtar Demokrat dhe Aleanca Kosova e Re (AKR).
“Prita në takim kryetarët e degëve të dy partive, atë të Ballit Kombëtar Demokrat, Nexhat Shaqiri dhe të Aleancës Kosova e Re (AKR), Besim Ymeri. Të dy partitë më dhanë përkrahje të parezervë dhe pa kushte në garën e balotazhit. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Haliti. /2LONLINE.com/