Gara për snajperist u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, në shkollën e Komandos nga data 21 deri 28 qershor 2022.
Kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre elite të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës.
Gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si: qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut etj.
Ekipi nga FSK arriti rezultate të larta, ku në renditjen e rezultateve përfundimtare nga shtetet ndërkombëtare u rendit në vendin e 5-të.
Ekipi i FSK-së tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës.
Këtë vit në këtë garë morën pjesë gjithsej 26 ekipe nga 12 shtete. /2LONLINE/