Ka shumë njerëz që nuk zgjohen dot në mëngjes dhe kërkojnë mënyra të ndryshme për t’u çuar nga krevati.
Krevati i ri i prodhuar nga inxhinjeri Coli Fartz nga Austria synon që të ndihmojë pikërisht të gjithë ata që e kanë të vështirë zgjimin e mëngjesit.
Kur shkon ora, bie një zile e fortë dhe pas kësaj krevati çohet duke ju hedhur në këmbë. Hedhja nuk është e fortë dhe direkt ju mund të çoheni në këmbë.
Krevati pritet që të dalë në treg dhe që tani shumë përdorues në rrjetet sociale pretendojnë se kjo shpikje është zgidhja e tyre.