Superliga e Kosovës dhe të gjitha ligat në futbollin kosovar janë në pushim dimëror, por klubet tashmë kanë nisur përgatitjet për stinor pranveror, shkruan 2LONLINE.com.
Gjatë ditës sot ka pasur reshje të borës dhe shumica e stadiumeve dhe fushave ndihmëse janë mbuluar nga bora.
Një nga klubet aktive në stërvitje gjatë së dielës ishte FC Drita dhe KF Dardana e Ligës së Dytë.
Klubi ka njoftuar se ushtrimet po shkojnë mirë në skuadrën e udhëhequr nga Sedat Pajaziti.
Ky është postimi i plotë:
Mesditën e së dielës skuadra e Dardanës ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të edicionit garues 2019/2020.
Në grumbullimin e parë të vitit 2020, futbollistët e Dardanës stërvitjet i mbajtën tek Stadioni i Qytetit, e cila ishte pikënisje e përgatitjeve para fillimit të pjesës pranverore në Ligën e Parë të Kosovës.
Në stërvitjen e sotme ju ishin të pranishëm edhe përforcimet e reja të cilët do ti publikojmë në vijim.
Dardana përgatitjet do ti vijoj deri me datë 25 janar, kurse pas kësaj date skuadra e udhëhequr nga Sadat Pajaziti, fazën përgatitore do ta vazhdoj jashtë Kosovës.