Klubi i Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar, Këlcyra, ka vendosur të dhurojë 6 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmetet që kanë tronditur Shqipërinë.
Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi konfirmoi se rrogat e disa futbollistëve të dënuar, do të shkojnë për familjet e prekura.
Njoftimi i klubit të Këlcyrës:
NJOFTIM! Mesditën e sotme me iniciativë të futbollistëve të dënuar përjetë Renis Spahiu, Entiljon Kamberaj, Aristidh Coli dhe Sajmir Kule u zhvillua një bisede ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarëve të ekipit tonë, nga e cila vendos në mënyrë unanime që dietat dhe rrogat e muajit nëntor, shumë e cila shkon afërsisht në 600.000 lekë (të reja) do të dhurohen për familjet e prekura nga tërmeti.#PRAYFORALBANIA