Tifozët e zëshëm të SC Gjilanit, “Skifterat” po kremtojnë 20 vjetorin e themelimit dhe për këtë vit jubilar kanë përgatitur shumë surpriza.
‘Kuqebardhët’ e Gjilanit, tashmë kanë publikuar agjendën festive që fillon më 19 nëntor dhe mbaron me mbrëmjen festive më 23 nëntor.
Gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme të cilat janë paraparë të zhvillohen në lokacione të ndryshme.
Ditët festive të “Skifterave” do të nisin më 19 nëntor në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, teksa do të mbahet një ekspozitë me 99 fotografi të tifozëve “Skifterat” që nga themelimi i tyre në vitin 1999.
Më pas do të vizitohet kompleksi memorial në Prekaz dhe do të bëhet homazhe edhe në Koshare.
21 nëntori do të jtë koha për argëtim, derisa “Skifterat” do të zbresin në tapetin jeshil për të zhvilluar një turne në futboll të vogël.
Më 22 nëntor, ‘kuqebardhët’ do të jenë në aksion, teksa do të mbështesin disa familje në nevojë.
Nata finale do të jetë 23 nëntori në Palestrën e Sporteve në Gjilan.