DYLON

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes presin në takim ish deputeten e Parlamentit Evropian

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes presin në takim ish deputeten e Parlamentit Evropian
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, dhe anëtaret e kryesisë Fitore Pacolli dhe Kreshnik Ahmeti, pritën në takim ish deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack, e cila shoqërohej nga drejtori i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes D. Rey dhe zyrtarë të tjerë të këtij fondacioni.

“Në një ambient miqësor u diskutua për procesin dhe rezultatin zgjedhor. Znj. Pack uroi Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin dhe u interesua për procesin e negociatave për themelimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njoftoi znj. Pack për prioritetet programore të Qeverisë. Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që t’i vazhdojnë dhe thellojnë raportet në mes tyre

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.