Tifozët e skuadrës kuqebardh të SC Gjilanit, ‘Skifterat’ përmes një postimi në Facebook, e kanë falënderuar Presidentin në dorëheqje, Florim Zukën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe gjithçka që ai dha për këtë klub.
“Nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirupafshim, sepse njerëzit si ti nuk mund të largohen asnjëherë nga klubi”, thuhet në hyrje të këtij postimi.
Ja postimi i plotë:
Nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirupafshim, sepse njerëzit si ti nuk mund të largohen asnjëherë nga klubi.
Pavarësisht të gjithave, ne të falënderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe gjithçka që dhe për këtë klub.
Ashtu siç pate mbështetjen e “Skifterave” para dhe gjatë rrugëtimit tënd, të presim për të gjetur alternativën e re, e cila do të vjen në klub dhe do të na mbaj nderin e qytetit, ashtu siç është edhe motoja jonë.
Kemi besim te ty, që klubin do të lësh në duar të sigurta dhe nuk do të largohesh pa ndonjë zgjidhje.
Faleminderit president Florim Zuka dhe mirupafshim! /2LONLINE/