Tifo grupi gjilanas, “Skifterat” kanë nisur sot festën. Në 20 vjetorin e themelimit, “Skifterat” kanë organizuar aktivitete për pesë ditë me radhë, ndërsa e nisën sot me ekspozitën në hollin e Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Fanatikët dhe përkrahësit e SC Gjilanit, kishin zgjedhur fotografitë më të mira të realizuara përgjatë njëzet viteve aktive në tifo skenën kosovare, transmeton 2LONLINE.com.
Qytetarë të shumtë vizituan ekspozitën me 99 fotografi, me moton: ’20 vjet art, kronollogji, koreogafi, korteo, nostalgji’, e cila përveç fotografive, shoqërohej nga fanella të Gjilanit, shalla, flamuj dhe simbole të tjera identifikuese të klubit.
Në këtë rast, Qëndrim Behluli, koordinator i organizimit, tregoi se aktivitetet do të jenë të shumta, duke theksuar dashurinë për klubin dhe mbështetjen e pakusht, për çka u zotua se “Skifterat” do të jenë gjithmonë pas Gjilanit.
“20 vjetori i themelimit për “Skifterat” nënkupton shumëcka, sakrificë, pasion, dashuri për dy ngjyra dhe ajo që më së shumti na identifikon neve është uniteti, jo vetem unifikim, por karakteri unik që i kemi dhënë kësaj ngjarje. “Skifterat” me krenari dhe ndër e mbajnë emrin e tyre dhe njifen për imazhin e vecantë dhe të pamposhtur, këmbëngulës dhe të vendosur në përkrahje të klubit dhe kështu do të jetë gjithmonë. “Skifterat” gëzojnë respekt prej gjithsecilit dhe jo vetëm qytetarët, por nga të gjithë si figura eminente, personalitete të Gjilanit dhe jo vetëm. Edhe grupi “Skifterat” ka pasur ditët më të mira, më të vështira, sakrificat, organizimet, koreografi, paraqitje më të dalluar dhe tërë veprimtaria jonë është karakterizuar me ndryshime për gjatë viteve si çdo gjë që frymon për 20 vite, por kjo edhe na ka rrit dhe na ka bërë më të fortë. Kemi kaluar gjithcka, por ajo që është më e rëndësishme për “Skifterat” është pavarësisht arritjeve të klubit, në kemi qenë besnik ndaj Gjilanit”, ka thënë Behluli, për 2LONLINE.com
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin edhe udhëheqësit e klubit, trajneri dhe një grup i futbollistave të SC Gjilanit.
Një nga ikonat e klubit është kapiteni, Ylber Kastrati, i cili është pjesë e gjilanasve tani e 12 vite. Kastrati për 2LONLINE.com u shpreh me vlerësimet më të larta për lojtarin e 12-të të Gjilanit – “Skifterat”, për çka tha se është krenar që është pjesë e familjes ‘kuqebardh’.
“Klubi ynë ka kalu në periudha të ndryshme momente të vështira, por edhe emocione të shumta lirisht mund ta them se tifozët, “Skifterat” kanë qenë një shtyll përkrahëse e ecjes dhe e qëndrueshmërisë së klubit ndër vite. Duhet cekur se ato situata kanë kaluar dhe klubi Gjilanit tani është në një organizim të nivelit të lartë dhe prapë aty janë “Skifterat” tanë, që janë në nivel, duke na përkrahur dhe duke na dhënë motivim maksimal për cdo lojë. E kam ndjerë përkahjen e sinqertë dhe ndjenja për tifozët tanë është gjithmonë e njejta, madje edhe vazhdon të shtohet, marrë parasysh që “Skifterat” çdo herë dijnë të na befasojnë me risitë e shumta që sjellin në tifoskenën kosovare. Kan qenë janë dhe do të mbesin shtylla funksionale e vet klubit të SC GJILANIT, e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë në vazhdimësi. Jam krenar që barti shiritin e kapitenit në një klub që ka një tifozëri kaq të zjarrtë në tribuna, shumë te organizuar dhe jashtë tribunave me një kulturë të vërtetë sportive dhe atraktive për secilën moshë”, deklaroi Kastrati për 2LONLINE.com.
Një nga futbollistët e rinj të Gjilanit, mbrojtësi që është produkt i akademisë së klubit, Edison Kqiku, ka vetëm krenari dhe dashuri për klubin, ndërsa thotë: “Skifterat janë aset i cmuar, i pashterrur i Gjilanit, të cilët jo vetëm për këto njëzet vite, por do të jenë pjesë e klubit gjithmonë”.
Nga shumë pjesëmarrës në aktivitetin hapës të festës së “Skifterave” ishin familja Mahmuti nga Gjilani, ku Bedriu dhe Vlora i njoftuan fëmijët e tyre me fotografitë e “Skifterave” dhe atmosferën e krijuar nga ta.
“Kjo është vërtetë e vecantë, më pëlqen shumë, është diçka që nuk e kam parë kurrë, jo vetëm në Kosovë por askund. Të gjitha fotografitë shumë të mira, gjeneratat e reja duhet t’i shohin këto gjëra dhe pastaj duke u rritur të jenë tifozë të dijshëm për historinë e klubit dhe tifozëve”, theksoi Bedri Mahmuti
Në ditën e dytë, “Skifterat” do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, tek memoriali i Jasharajve në Prekaz dhe në Koshare.
Në ditën e tretë do të ketë turnir futbolli mes disa ekipeve dhe para finales do të zhvillohet ndeshja mes skifterave veteranë dhe lojtarëve veteranë, ku fituesit do të shpërblehen.
Në ditën e katërt, “Skifterat” në shenjë humanizmi do të ndihmojnë 20 familje skamnore dhe disa nxënës do të ndihmohen me paisje sportive.
Krejt në fund, në ditën e pestë të aktiviteteve, “Skifterat” do ta përmbyllin festën me një festë të vërtetë, me tubimin qëndror në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, ku janë të ftuar shumë mysafirë./2LONLINE.com/