DYLON

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri uron “Skifterat” për 20-vjetorin e themelimit

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri uron “Skifterat” për 20-vjetorin e themelimit
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri uron “Skifterat” për 20-vjetorin e themelimit: Kjo datë shënohet me shkronja të arta në analet e sportit kosovar.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar tifo grupin “Skifterat” për 20 –vjetorin e themelimit. Në telegramin e urimit dërguar presidentit të Sc Gjilanit dhe “Skifterave”, thuhet:

“I dashur president i SC Gjilanit, Florim Zuka,

EkoHigjiena

Kryesi e nderuar e klubit,

Të dashur “Skiftera”,

Sot kemi shumë arsye që bashkë të festojmë ditën e themelimit të shoqërisë së tifozëve, “Skifetarat”.

Ky është moment që kthen në kujtesë shumë aktivitete, jo vetëm sportive, por kryesisht të bazuara në frymën olimpike që e shoqëron çdo aktivitettë organizatës suaj me të cilën identifikohet një pjesë e madhe e rinisë së qytetit.

Kjo datë shënohet me shkronja të arta në analet e historikut të sportit kosovar, ngase në këtë rreth shoqëror u kultivua fryma e miqësisë për t’ia ruajtur qytetit tonë epitetin e vendit mikpritës e bujar.

Për më tepër, “Skifterat” jane emër që vazhduan traditën hershme të tifozerisë gjilanase.

Urime 20-vjetori e ju priftë e mbara!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.