Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të ‘vërshohet’ nga tifozët gjilanas, ‘Skifterat’. Kjo pasi, klubi i tyre i zemres, Gjilani të enjten e zhvillon ndeshjen e vitit, në barazh me Besën.
Ata kanë paralajmëruar udhëtim për të enjten në përkrahje të ekipit, duke vlerësuar se këtë e kanë për detyrë.
“Edhe pse përfundimi në zonën e barazhit ishte jo meritor dhe aspak i mirëpritur ne do të jemi aty për të inkurajuar trajnerin dhe lojtarët të vazhdojnë aty ku përkasim , në Superligë !
Do të triumfojmë së bashku , se ndryshe sbon”, thuhet në njoftimin e Skifterave.
Dueli Gjilani – Besa luhet të enjten prej orës 16:00 në kryeqytet.